Ja momenti i mbërritjes së Izraelit në Elbasan (VIDEO)

Kombëtarja e Izraelit ka mbërritur pasditen e sotme në “Elbasan Arena” në masa shumë të forta sigurie, teksa në momentin e afrimin të autobusit nuk është lejuar asnjë gazetar që të qëndrojë në zonën para stadiumit.

Fotografi Fatlum Kurtaj ka publikuar një video nga momenti i mbërritjes së ekipit izrealit në “Elbasan Arena”.

Me qindra forca policie janë në gatishmëri të plotë për të siguruar që të mos ketë asnjë incident të mundshëm para dhe pas sfidës mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Izrealitët po mbajnë konferencën për shtyp para sfidës së nesërme./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu