Mërgim Mavraj njihet si praktikant i fesë myslymane, dhe një nga personazhet më të dashur të kombëtares sonë. ngjarjet e ditëve të fundit për sulme të mundshme terroriste, kanë bërë që ai të reagonte me një postim në “facebook” për t’u uruar mirëseardhjen futbollistëve të Izraelit.
“Mirësevini në Shqipëri, në vendin e tolerancës e harmonisë fetare. Ne nuk kemi nevojë për siguri të teprume kur dalim nga shtëpia”, ka shkruajtur mbrojtësi kuqezi.
Reagimi i tij shoqërohet edhe me disa foto shumë të bukura për të treguar mrekullinë që ofron vendi ynë. /albeu.com/