Pavarësisht COVID-19, turistët e huaj nuk heqin dorë nga Turqia

Ulkay Atmaca, president i Shoqatës së Menaxherëve Profesionistë të Hoteleve të Turqisë (PYOD), deklaroi gjatë një interviste se ka shumë njerëz nga vende të ndryshme, të cilët marrin në telefon vazhdimisht për të rezervuar pushime, edhe pse aktivitetet turistike globale janë në pauzë gjatë procesit të pandemisë.

Sipas tij, shumë të huaj janë të dashuruar pas turizmit dhe pushimeve në Turqi, gjë të cilën tashmë e kanë bërë zakon.

“Rezervimet për sezonin veror bëhen përgjithësisht për datat e ardhshme dhe fakti që rezervimet e bëra përpara nuk u anuluan gjatë procesit të pandemisë, por u shtynë për data të mëvonshme, tregon që turistët nuk heqin dorë nga Turqia”, theksoi Atmaca.

Ndërsa Erkan Yagci, president i Shoqatës së Hotelierëve dhe Investitorëve Turistikë Mesdhetarë (AKTOB), bëri me dije se dinamika e turizmit do të fillojë brenda një kohe të shkurtër me tregun e brendshëm dhe se rezervimet vazhdojnë.

“Shitjet e rezervimeve janë të hapura. Sa u përket mysafirëve të huaj, të cilët duan të rezervojnë pushimet nga jashtë shtetit, mund t’i realizojnë procedurat nëpërmjet operatorëve turistikë përkatës”, sqaroi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu