Çfarë duhet të bëjë Qeveria e re e Maqedonisë që ta mbajë rekomandimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)? Cilat janë reformat urgjente të cilat dalin nga raporti i fundit i Komisionit Evropian? Si të reformohet Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK)? Çfarë reforma duhen në gjyqësi? Si duhet të bëhet financimi i partive politike? Këto dhe përgjigje tjera mund t’i gjeni më poshtë në lidhje me pikat kryesore të cilat dalin si obligime nga raporti i fundit i KE-së për Maqedoninë, njofton Portalb.mk.
Reforma në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim
- DSK nuk duhet të ketë qasje të drejtëpërdrejtë deri te pajisja
- DSK nuk duhet të përgjojë për qëllime politike ose për qëllime tjera
Hetim për përgjimet
- Hetime serioze për keqpërdorime
- Të merren të dhënat nga arkivi i DSK-së dhe operatorët e telekomunikacionit dhe të njëjtat të krahasohen me urdhrat gjyqësor.
- Të kthehen të dhënat e fshira
Parlamenti
- Në punën e Komisioneve Kuvendore për Siguri dhe Kundërzbulim, të marrin pjesë të gjitha partitë politike
- Ceritifikati i sigurisë nuk guxon të jetë arsye për anulim të seancës
Gjyqësori
- Emërimi dhe gradimi në gjyqësi të bëhet me kritere transparente dhe objektive.
- Në Këshillin Gjyqësor të jenë vetëm më të profesionalizuarit dhe ato më me përvojë.
Zgjedhjet
- Financimi i partive të bëhet sipsa ligjit
- Komisioni për Antikorrupsion të ketë afat për hetim të keqpërdorimeve të resurseve shtetërore gjatë kohës së fushatës
MEDIAT
- Mediat të zbulojnë keqpërdorime të pushtetit dhe fuqisë
- Pronarët e medieve të jenë publik, ndërkaq financat të mos jenë të fshehta
- Mediat t’u shërbejnë qytetarëve, jo politikanëve