Donald Trump duhet që ti thotë lamtumirë avionit të tij privat, për të paktën 4 vitet e ardhshme.
Presidenti i ri i SHBA-së, kishte premtuar se do të zëvendësonte avionin presidencial, Air Force One me avionin e tij personal i cili është emërtuar “Trump Force One”, por një funksionar i Shërbimeve Sekrete që ka për detyrë të mbrojë presidentin është shprehur se është gati e pamundur që të ndodhë kjo gjë, shkruan SYRI.net.
Në fakt, avioni Presidencial “Air Force One”, është i pajisur dhe i përshtatur për të mbrojtur “Komandantin në Detyrë” dhe ka një ekuipazh të Shërbimeve Sekrete që merret tërë jetën e tyre me këtë detyrë.
Ky avion ka një veshje speciale metalike dhe që nuk shkatërrohet edhe nëse ndodh një shpërthim bërthamor, është në gjendje që të durojë edhe shpërthimet e raketave tokë-ajër dhe ka edhe një sistem të sofistikuar që i lejon presidentit të marrë informacione të klasifikuar edhe kur është në fluturim.