Pas Ejup Halimit edhe një kandidat tjetër i BDI-së përmendet që ka marrë 5.000 euro për punësime?!

Një ditë pasi Shaban Limani nga Sopoti akuzoi bartësin e listës së BDI-së në njësinë numër 2 Ejup Halimin se i ka kërkuar ryshfet për ta punësuar, tani lakohet edhe emri i një kandidati tjetër të BDI-së, ai i Muhamet Ramadanit nga Studeniçani se ka kërkuar nga 2 deri 5 mijë euro për një punësim. Akuza është bë përmes një postimi në Faqes F.sh. Batincë:

Kandidati i BDI-se per deputet Muhamet Ramadani nga fshati Studenican duhet ta ket te qarte se ska cka lyp me ne fshatin Batince, ti per banoret e Batinces je PERSONA NON GRATA, ti bashke me bashkpuntoret e tu e keni familjarizu partine, gati 15 vjet qe po i mashtroni njerezit me premtime boshe, me punesime 2 deri 5 mije euro… MJAFTË MË, MJAFTË.

HARROJ VOTAT E BATINCES, HARROJ.

Pas këtij postimi banorët e Batincës janë ankuar se kanë pranuar kërcënime nga ish deputeti i BDI-së, Femi Jonuzi.

Ndryshe deputetët e opozitës disa herë ne Kuvend kane akuzuar publikisht ish zv kryeministrat e BDI-së se kanë marrë ryshfete te majme per punesimet e administratorëve shqiptarë, raporton Lajmpress.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu