Tifozët e grupit të Prishtinës, “Plisat” nuk janë lejuar të futen në stadiumin “Elbasan Arena” për të ndjekur sfidën Shqipëri-Izrael.
Tifozëve nuk u është lejuar nga policia që të hyjnë në stadium me një banderolë ku shkruhej emri i tyre dhe kjo ka bërë që ata të largohen.
‘Procesi Sportiv’ ka publikuar në “Facebook” një mesazh nga një ndjekës anonim.
“pershendetje stafi procesi sportiv
ndodhem e staduimin elbasan arena duke prit fillimin e ndeshjes ,doja te ndaja me ju nje shqetesim me shume se sa ngjarje e rendomt qe ndodh me rregullat dhe policin tone
Tifo grupi nga prishtina “Plisat” nuk ju eshte lejuar te fusin ne staduim banderolen ne te cilen ishte shkruajtur vetem emri i tifogrupit
Kjo eshte nje gje e padrejte pasi tifo grupi eshte larguar nga stadiumi dhe normale nuk mund te kthehen me si me ose pa banderolen.
Faleminderit
nese postohet anonim ju lutem” thuhet në mesazhin e publikuar nga Procesi Sportiv.
Kujtojmë se ‘Plisat’ janë i vetmi grup nga Kosova që ka shprehur haptas qëndrimin e tyre për vetëm një kombëtare Shqiptare në futboll. /albeu.com/