Terror psikologjik para ardhjes së Ali Ahmetit në Kumanovë.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot do të zbarkoj në Kumanovë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ahmeti pritet para qytetarëve të Kumanovës të flasë për arritjet e këtij subjekti politik si dhe për platformën politike për zgjedhjet e 11 dhejtorit të këtij viti.

Tubimi do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, ndërsa agjencia e lajmeve INA mëson se, partia ka ftuar përmes sms-ve të gjithë të punësuarit në administratën lokale dhe qëndrore si mësidhënësit në shkollat e qytetit.

“Më kanë ftuar me sms për të marrë pjesë të tubimin e sotëm në Kumanovë. Nëse nuk marr pjesë mund ta humb vendin e punës. Kjo që ndodhë është një terror psikologjik” është shprehur një punësuar nga partia në pushteto në administratë. Ai ka dashur të mbetet anonim, për të mos rrezikuar kafshatën e fëmijëve dhe familjes. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu