Qytetarët e Kumanovës të revoltuar pas të gjitha ngjarjeve që ndodhën në këtë komunë ndaluan hyrjen e z.Ali Ahmetit.
Sot Bashkimi Demokratik për Integrim sëbashku me liderin z.Ali Ahmeti njoftoi për takimin me qytetarët e komunës së Kumanovës me fillim prej ora 15:00 në restorantin Royal Palase në fsh.Çerkez.
Mirëpo në hyrje të fshatit Çerkez janë mbledhur qytetarë që akuzojn Ahmetin për rastet që ndodhën dhe se ai nuk është i mirëpritur në Kumanovë.
Mbetet të shihet se a do të vijë Ahmeti pas largimit të qytetarëve apo do të ballafaqohet me ta.