Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Oliver Spasovski, ka deklaruar se lideri i OBRM-PDUKM, Gruevski do të humbasë pavarësisht se në cilën njësi garon.
“Gruevski do të humbë kudo që të jetë, për shkak se kemi dëgjuar për gjitha krimet që ka bërë.
Mendoj se në njësinë e parë do të kishte pësuar humbje katastrofale për dallim nga e katërta që do të humbë më pak”, deklaroi Spasovski, në kuadër të lëvizjes së Gruevskit nga gara për në njesinë e parë.
Lidhur me garën për deputet të Spasovskit për shkak se është ministër i punëve të brendshme, Spasovski u përgjigj se tha se ky është vetëm mendimi i Stefçe Jakimovskit nga Grom dhe se dhe nuk merret me ta, transmeton “Telegraf”