Pas pritjes jo të mirë që ju bë kreut të BDI-së ditën e djeshme në takimin në Kumanovë ku qytetarë të shumtë të Kumanovës i sulmuan makinat e funksinarëve të BDI-së në këtë tubim morën pjesë edhe disa “analistë” të vetëshpallur që në opinion paraqiten si të pavarur.
Në foton e mësipërme që qarkullon nëpër rrjetet sociale është Blerim Hyseni që thirret si gazetar dhe analist në debatet që organizon MTV2, ndërsa zbulohet se është BDI i flaktë dhe i ndjek të gjitha tubimet e kësaj partie, poashtu një kohe ka qenë edhe zëdhënës i degës së BDI. Pra me kete u zbulua një “Artin” i dytë “analist i vetëshpallur” të cilët në opinion paraqiten si analistë të pavarur por gjëja e vetme që bëjnë është të ofendojnë me fjalë banale kundërshtarët e tyre politik dhe të gjithë tjerët që nuk mendojnë si ato. Perveç tij majtas në cep është edhe antari i agjencisë për Sherbime Audiovizuele Selver Ajdini, një institucion që duhet të ketë njerëz të pavarur.