Ali Ahmeti në Dibër: Do i bie tavolinës dhe do ta shqyej nëse e do nevoja

Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka zbarkuar në Dibër. Para të pranishmeve në tubim ka folur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ka theksuar se do i bien edhe tavolinës dhe do ta shqyej nëse e do nevoja, sepse ka do punë që kërkojnë konsensus.

” Do i bie tavolinës dhe ta shqyej nëse e do nevoja, sepase ka do punë që kërkojnë konsensus. Ne kemi punuar me shumë miq, kam bërë një sërë takimesh me palën greke, Bruksel e Uashington sepse ky problem është shumë emocional, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti duke aluduar në kontestin e emrit që ka vendi me Greqinë.

“Besoj që ky le të jetë një mandat që të reflektojnë gjitha palët dhe të kërkojmë një zgjidhje përfundimtare. Me rëndësi është që këto gjitha sherre të mbyllen në pajtueshmëri dhe të kemi rajon më të paqtë. Pa zgjidhjen e këtyre problemeve nuk mund të jesh pjesë e NATO-s e BE-së”, theksoi Ali Ahmeti para dibranëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu