Astrit Haraqija nga LDK ka treguar për herë të parë në Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum se “kush e ka ndalë shpalljen e pavarësisë në vitin 2005”.
Haraqija po ashtu ka folur edhe për liderin historik të LDK-së, Ibrahim Rugovën, duke treguar të vërtetën edhe rreth atentatit te tij dhe ardhjes se Havier Solanes në atë kohë, transmeton Lajmi.net.
Ai ka theksuar se në Kosovë sikur ka ndodhe në Kroaci para 20 vjetësh ashtu ka ndodhur edhe në Kosovë për Gjykatën Speciale.
Ai ka mohuar se LDK-ja ka bërë dosje për shqiptaret, duke shtuar se tash e tutje do të shihet se kush ka bërë dosje në Kosovë.