Rusia nxjerr “përbindëshin me krahë” që mund të bombardojë rruzullin tokësor brenda 24 orëve (FOTO)

“Tu-160” është “përbindëshi” rus me krahë, i aftë që ti bëjë një bombardim atomik rruzullit tokësor në më pak se 24 orë rreth e qark.

Ky bombardues supersonik, që në pamje të parë ngjason me ish-avionin luksoz franko-britanik të e pasagjerëve “Concorde”, në fakt ka një mision krejt të ndryshëm nga ai.

“Tu-160-bomber” është një bombardues strategjik atomik në shërbim të Forcave ajrore të Federatës Ruse, i aftë të çojë tonelata me bomba konvencionale por dhe bërthamore në të gjitha skajet e tokës, ditën dhe natën, në çdo lloj kushti atmosferik, si dhe të bëjë bombardime “kapilare” (me saktësi të lartë) nga lartësi të mëdha, transmeton Mapo.

“Tu-160-bomber” është i pajisur me një sistem aparaturash dhe radarësh tepër të sofistikuar dhe kap një shpejtësi maksimale prej 2220 km/orë.

rusia rusia1 rusia2 rusia3 rusia4 rusia5


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu