Rrëzohet avioni rus Mig-29 mbi Mesdhe. Realizohet “profecia” e britanikëve (FOTO)

Teksa aeroplambajtësja ruse “Admiral Kuznetsov” po kalonte pranë ujërave të Britanisë së Madhe, mediat e këtij vendi ironizuan Putinin duke thënë se nuk mund t’i kërcënonte e “këto rrëngalla të Luftës së Ftohtë”.

Duket se ironia e britanikëve nuk paska qenë edhe aq pa vend. Jo më larg se sot, një avion gjuajtës Mig-29 i kësaj aeroplanmbajtëse është përplasur në ujërat e mesdheut gjatë aksionit të bombardimëve mbi bazat e ISIS në Siri.

Avioni u rrëzua vetëm pak minuta pas ngritjes në fluturim sëbashku me dy avionë të tjerë, të cilët nuk patën avari.

Mediat raportojnë se avioni u detyrua të kthehej për shkak të një defekti teknik dhe u përplas në Mesdhe ndërsa piloti po përpiqej ta ulte në aeroplanmbajtëse.

Zyrtarë rusë raportuan se piloti u katapultua nga avioni në avari dhe pasi u shpëtua, u verifikua që nuk kishte asnjë dëmtim. Flota ruse i kërkoi të gjitha mjeteve lundruese në zonë që të qëndrojnë të paktën 5 milje detare larg vendit të rrëzimit, ndërsa kanë nisur hetimet për të zyrtarizuar shkakun e përplasjes.

Lajmi për rrëzimin e avionit rus vjen ndërsa Moska po përgatit bombardierët me rreze të gjatë veprimi Tu95 dhe Tu160 për sulmet e ardhshme në Siri.

Ekspertët thonë se humbja e një avioni luftarak, ndërsa nuk përbën asnjë problem material për Rusinë, është mjaft e sikletshme për debutimin e aeroplanmbajtëses së saj të vetme në luftën e Sirisë .

r1 r2 r3 r4 r5


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu