Gratë të pakënaqura nga përfaqësimi i tyre në listat për deputete

Duket se gratë janë të pakënaqura nga përfaqësimi i tyre në listat e partive politike për deputetë në zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Maqedoni më 11 dhjetor.

“Partitë nuk po e respektojnë thelbin e ligjit, qëllimi i të cilët është rritja e numrit të deputeteve.

Kjo shihet edhe nga fakti se shumë pak gra janë bartëse liste, ndërsa shumica ndodhen në pozita që nuk sigurojnë një ndenjëse në parlament” – thotë kryetarja e Lobit të Grave të Maqedonisë, Daniella Dimitrievska.

Ajo shton se partitë mburren kot me me forumet e grave kur në fakt fuqia e tyre politike është shumë e vogël.

Në partitë shqiptare nuk ka asnjë femër në lista.

Ndërkohë partitë politike duhet të respektojnë detyrimin ligjor që 40% të kandidatëve për deputet, duhet të jenë femra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu