Ditët e fundit, u përfol shumë rreth prokures publike, Katica Janeva, për të cilën thuhej se ka qenë anëtare e LSDM-së, sipas një fletëpagese anëtarësie.
“Bëhet fjalë për dokumentet të pavërteta. Unë asnjëherë nuk kam qenë anëtare e partisë politike LSDM, e as nuk ka paguar gjoja verifikimin e anëtarësisë në këtë parti”, ka thënë prokurorja speciale Katica Janeva, në lidhje me këtë shpekulim.
Janeva u bëri apel mediave që të verifikojnë dokumentet, para se t’i publikojnë si dëshmi, duke bërë thirje edhe për organet kompetente të hetojnë keqpërdorimin e të dhënave personale të prokurores.