Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi ka kërkuar gjatë një tubimi mbrëmjen e sotme në Batincë të Komunës së Studeniçanit që me 11 dhjetor shqiptarët ta godasin fuqishëm me vota BDI-në.
“S’kanë punë ata me ne. BDI-ja s’janë çetë me ne. Po ne të gjithë shqiptarëve dhe të tjerëve duhet t’iu themi nuk ka nevojë vëllezër me ba incidente. Unë e di se dikush mendon se Ali Ahmeti meriton një shkop një thupër, një gurë apo një send po se gjen gjë prej shkopit. Ali Ahmeti meriton me 11 dhjetor me vota me goditë kjo është goditja e vërtet”, ka theksuar Thaçi.
Ai gjatë tubimit ka sqaruar gjithashtu para qytetarëve të Karshiakës edhe pjesë nga platforma politike dhe ekonomike e PDSH-së.