Sela kërkon mejdan me Ahmetin e Thaçin

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka shprehur gadishmërinë e tij që të përballet me oponentët e tij politik, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin në cilindo medium që ato preferojnë.

“Me çdo kryetar partie, por sidomos me dy oponentët politik të “Aleancës për shqiptarët”, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për hir të opinionit shqiptar jam gati që tani të shkoj në cilindo medium që ato do të preferojnë dhe të dëshmojmë para popullit për bëmat politike dhe situatën aktuale. Nëse kanë guxim të përballen me të vërtetën i ftoj të dalim para opinionit ashtu si në shtetet e botës demokratike dhe më pas populli le të gjykojë” tha Ziadin Sela për Drini.mk

Sela së fundmi mori pjesë në një debat të organizuar nga Albinfo.ch me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, debat ky që u mbajt në sallën e konferencave në hotel “Bern” ku kishte një audiencë të madhe e përbërë nga dispora shqiptare por edhe ajo maqedonase në Zvicër.

Debatet e liderëve partiak apo konkurentëve për zgjedhje, tashmë janë praktikë e zakonshme në vendet e zhvilluara demokratike, ndërsa në Maqedoni nuk mbahet mend hera e fundit kur këto debate janë zhvilluar në  ndonje televizion publik!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu