Ushqimit për bebe “Juvitana” të prodhimit serb, i gjenden përmbajtje të rrezikshme

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë tha se ka zbuluar mbetje të pesticideve në tetë lloje tjera të kompostos të prodhuara në fabrikën e Inxhijës që bën prodhimin e ushqimit të bebeve “Juvitana”, degë e Swisslion-Takovo.

Mostrat e testuara të ushqimit të bebeve të prodhuara nga “Juvitana” kanë treguar se edhe kompostot që kishin datën e skadencës më 2017 dhe 2019 përmbajnë mbetje të pesticideve mbi nivelin ligjor të 0.003 mg/kg, ka thënë ministria serbe e Shëndetësisë përmes një komunikate për media, raporton Koha.net.

“Juvitana” ka ndaluar aktivitetet prodhuese në fabrikën e saj në Inxhi pasi ministria e Shëndetësisë gjeti mbetje të pesticideve në disa prej prodhimeve të saja. “Juvitana” ka thënë të premten ka kërkuar kryerjen e testimeve të të gjitha ushqimeve të bebeve të prodhuara në fabrikën në Inxhia, në Serbinë veriore, dhe ka thënë se do të mbyll atë krejtësisht nëse del se produktet janë të pashëndetshme.

Swisslion-Takovo kontrollon tërë kapitalin e “Juvitana”-s përmes kompanisë së saj simotër “Kompanija Takovo Gornji Milanovac”./koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu