Pas incidentit të mbrëmshëm në Shkup, ku mbeti i plagosur Daniel Trajkovski, truproja e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, janë shtuar dyshimet se incidentii ka prapavijë politike.
Rreth katër muaj më parë, Trajkovski gjatë një sherri në një kafeneplagosi rëndë truprojën e Sasho Mijallkovit, i cili ndërroi jetë disa ditë më pas spital.
Mirëpo sipas analistëve, incidenti i mbrëmshëm mund të shkaktojë vazhdim të incidenteve mes përkrahësve të Zaevit nga njëra anë dhe përkrahësve të Gruevskit e Mijallkovit nga ana tjetër.
Analistët sjellin edhe një herë se sa herë që tensionohen raportet mes VMRO-së dhe LSDM-së, ndodhë ndonjë incident te shqiptarët për t’i dhënë drejtim tjetër krizës, madje i bëjnë thirrje shqiptarëve të jenë të kujdesshëm, transmeton “Gazeta Lajm”.