Zhvendoset helikopteri i ushtrisë rrëzuar 7 muaj më parë në liqen

Helikopteri i ushtrisë i cili u rrëzua në liqenin e Shkodrës 7 muaj më parë, tashmë është zhvendosur. Në datën 6 prill të këtij viti, helikopteri “EC 145” u rrëzua në liqen, ku si pasojë humbën jetën dy ushtarakë, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.

Helikopteri i ushtrisë ishte nisur nga Farka, por gati dy orë pas nisjes është përplasur në ujërat e Liqenit të Shkodrës, pranë fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe.

Sot u bë e mundur zhvendosja e helikoperit të ushtrisë, i cili u dërgua në Ministrinë e Mbrojtjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu