Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” vedosën të bojkotojnë të gjitha ndeshjet në shtëpi të Shqipërisë.
Terrori që përjetuan nga Policia e Shtetit shqiptar në takimin Shqipëri – Izrael shtrëgoi ata të marrin këtë vendim shkruhet në njoftimin e këtij grupimi.
“Tifozat Kuq e Zi” bëjnë të ditur se do të mbështesin Kombëtaren në takimet jashtë, aty ku sipas tyre respektohen. Masat e sigurisë në takimin Shqipëri – Izarel ishin tepër të rrepta për shkak të dyshimeve për sulme të mundshme terroriste./Tv Klan