Një luftanije gjigante ruse ka lansuar “sulm masiv” në Aleppo, njofton Moska zyrtare, raporton Mirror.
Aeroplanmbajtësja “Admirali Kuznetsov” ka filluar operacionet luftarake në qytetin e shkatërruar nga lufta, pasi javën e kaluar ka mbërritur në brigjet siriane, transmeton Telegrafi.
Ministri i rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka konfirmuar lajmin se kanë filluar sulmet e ashpra që sipas tij do të fshijnë nga faqja e dheut organizatën terroriste ISIS.
“Sot, kemi një operacion të madh ushtarak, duke lansuar raketa në drejtim të pozicioneve të ISIS-it dhe frontit Al-Nusra në Idlib dhe Homs. Kjo është hera e parë në historinë e marinës ruse që luftanija ‘Admirali Kuznetsov’ është futur në përdorim në një operacion ushtarak”, ka deklaruar Shoigu. /Telegrafi/