Tensionohet situata në familjen Clinton, ish-Presidenti hedh telefonin në çati

Në ditët finale të fushatës elektorale për zgjedhje presidencialet në SHBA, Bill dhe Hillary Clinton kanë pasur një debat të fortë. Sherri në familjen Clinton konsistonte në përpjekjet e Hillary-it për të fajësuar Drejtorin e FBI-së, James Comey për rënien e saj në sondazhe dhe rrezikun e ndikimit të letrës së tij në humbjen e zgjedhjeve.

“Isha me Bill-in në Little Rock kur, ai pati sherr me të bërtitura me Hillary-n në telefon, pasi ajo akuzonte Comey për rihapjen e hetimeve për çështjen e e-mail-ve”, tregon një këshilltar i afërt i Bill Clinton, shkruan “Daily Mail”.

Bill fajësonte për situatën e krijuar menaxherin e fushatës së Hillary-t si dhe kreun e Podestës pasi u treguan të shurdhët për ekonominë e dobët dhe ndikimin e saj te milionë e miliona votues të klasës punëtore.

“Bill ishte me fytyrë të skuqur gjatë bisedës me Hillary aq sa isha i shqetësuar mos pëson goditje në zemër. Ai u mërzit aq shumë sa që hodhi telefonin në çatinë e shtëpisë në Arkansas River”.

Gjatë fushatës, Bill Clinton u ndie i injoruar nga këshilltarët kryesorë të Hillary, kur kërkoi që të ishte ekonomia pika kryesore e fushatës.

Ideja e Bill ishte që të krijohet lidhje me njerëzit që janë lënë pas dorë nga revolucioni në teknologji dhe globalizmi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu