Shikoni cilës këngëtare i bie të fikët para qindra njerëzve, BBC ndalon transmetimin (VIDEO)

Në një koncert i cili ishte realizuar për të mbledhur para për bamirësi, është shënuar edhe një rast ku ka prekur shumë fansat e Beverley Knight, pasi asaj gjatë performancës i kanë rënë të fikët në skenë.

Këngëtarja 43-vjeçare shokoi audiencën në Royal Albert Hall në Londër, pasi ra pa ndjenja gjatë performancës së këngës klasike të Whitney Houston, “I Will Always Love You”, për organizatën në ndihmë të fëmijëve “Children In Need”.

Ndërkaq, BBC ndaloi transmetimin e imazheve të rrëzimit në skenë të Beverley Knight, pasi i ranë të fikët, gjatë një performance live.

Ky rast ka ndodhur në datën 1 nëntor, por vetëm mbrëmjen e djeshme u publikua në rrjetet sociale, video e përjashtuar nga BBC.

Për këtë rast, përfaqësuesi i Beverley shpjegoi: “Ajo ishte në një dhomë shumë të ngrohtë në prapaskenë dhe u dërgua menjëherë jashtë në skenë, ku papritur ra pa ndjenja në mes të skenës”.

“Mjekët e kontrolluan atë në prapaskenë. Dhe thanë se e kishte të ulët sheqerin në gjak, por pas 30 minutash ajo u ndje shumë mirë dhe ata e dërguan që të performonte këngën më vonë atë mbrëmje, gjë të cilën e bëri pa probleme të mëtejshme”. Koncerti u realizua për të mbledhur para për bamirësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu