Ishdeputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka bërë një krahasim me atë që ndodhi në zgjedhjet Presidenciale në SHBA me Shqipërinë.
Kokëdhima i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, tha se në vendin tonë ka një hendek të madh mes establishmentit dhe qytetarëve. “Kush i përfaqëson të papunës, viktimat e drejtësisë, ata që përballën me arrogancën e zyrtarëve, të përmbyturit, familjet që nuk kanë mundësi që të bëjnë qoftë një festë familjare në vit”, tha Kokëdhima. Ishdeputeti i PSsë u shpreh se Donald Trump edhe pse luftoi kundër të gjithëve, bëri për vete njerëzit e pa përfaqësuar. “Kjo revoltë anti establishment do të gjejë vend në Shqipëri?”, shtoi Kokëdhima./Shqiperiaime