Nga sot të gjithë ata që kthehen nga Kosova në Gjermani obligohen të testohen për Covid-19

Ambasada e Kosovës në Gjermani nëpërmjet një njoftimi ka se nga data 8 gusht të gjithë banorët rezidentë që i kanë kaluar pushimet në Kosovë dhe që kthehen në Gjermani obligohen t’i nënshtrohen testimit.

“Për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës: Nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani”.

Njoftimi i plotë:

“NJOFTIM❗️
Për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe Gjermanisë si dhe personat që kanë dyshtetësinë apo janë banorë rezidentë në Gjermani dhe kalojnë pushimet verore në territorin e Republikës së Kosovës:
nga data 8 Gusht 2020, me vendim të Qeverisë së Gjermanisë, Testimi për COVID 19 është OBLIGATIV posa të ktheheni në Gjermani.
Pasi të bëhet testimi dhe deri në marrjen e rezultatit, duhet respektuar masa e vetizolimit. Nëse testi është negativ atëherë lejohet dalja nga vetizolimi. Nëse testi është pozitiv atëherë duhet zbatuar udhëzimet e mjekëve dhe Enteve Shëndetësore gjermane në vendbanime.
Në rast të mozbatimit të OBLIGIMIT për test masat e Qeverisë së Gjermanisë parashohin penalizime financiare nga 150 deri në 25.000 Euro.
Aerportet ku mund të bëni testet – pa pagesë: Berlin, Bremen, Dortmund, Düsseldorf, Frankfurt am Main, Hamburg, Hannover, Leipzig/Halle, Memmingen, Muenchen, Koeln/Bonn, Nuernberg, Saarbruecken, Stuttgart
Nëse udhëtoni me makinë, autobus apo tren nga Kosova në Gjermani testet mund t’i bëni edhe në stacione të Trenave (Munih, Nuernberg) si dhe në kufirin Austri- Gjermani në Autostradë në “Rastanlage Hochfelln- Nord” në Autostadën A 8 pranë Bergen. Edhe në stacionin e Autobusëve në Berlin (ZOB) mund të bëhen teste.
Nëse nuk arrini të testoheni në aeroporte apo edhe rrugë tokësore atëherë duhet të përmbushni obligimin ligjor dhe të lajmëroheni tek mjeku i shtëpisë apo Enti Shëndetësor i Komunës ku jetoni dhe testoheni!
Nëse jeni Transit në Gjermani nuk keni obligim për testim.
Kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj: Maskë, Distancë, Higjienë!
Me respekt,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani”


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu