Veterani i UÇK-së, Imri Ilazi i cili ishte ndaluar gjatë ditës së sotme nga policia turke, tashmë është liruar. Kështu ka njoftuar kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.
Gucati ka falënderuar MPJD-në, MPB-në dhe ambasadën e Kosovës në Turqi që mundësuan lirimin e Ilazit.
Postimi i plotë:
“Sa po me njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke, e falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun që ndihmuan në lirimin e ish gjeneralit Imri Ilazit, shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten!”