Ahmeti qëllimisht na provokon, që ta harrojmë Kumanovën dhe Monstrën

Nuk ja vlen të merremi shumë e shumë me provokimet që po i bën kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ky është vetëm fillimi. Ahmeti do të na provokojë ende shumë deri në fund të fushatës edhe në aspekt kombëtar edhe në aspekt fetar. Mos ja vini veshin. Mos i merrni seriozisht. Është plotësisht i vetëdijshëm për reagimet negative që i shkakton te shqiptarët me këto provokime. Ai qëllimisht na pyet se ç’farë të keqe u ka bë shqiptarëve, kur edhe vetë nuk i kujtohet ndonjë e mirë që na e ka bë. Ai qëllimisht na provokon duke thënë se BDI ka projekte dhe ide shqiptare, kur edhe vetë e din se gjitha projektet e mëdha, sa është Ahmeti në qeveri, janë realizuar për maqedonasit. Ai e din se në atë moment 90 për qind të shqiptarëve e shajnë.

Mirëpo ky edhe është qëllimi i provokimeve të tij. Të merremi me këto provokime të imëta, që t’i harrojmë ‘gjynahet’ e mëdha të BDI-së. Shqiptarët nuk duhet të bijnë pre e këtyre provokimeve, që nga natyra shihet se janë të përgatitura në kuzhina joshqiptare.

Këto 20 ditë duhet të jemi të kujdesshëm, të mos e humbim toruan. Nuk kemi nevojë ne të revoltohemi e as të nervozohemi. Mjaft jemi nervozuar ne. Tani fati i atyre që na kanë nervozuar, që na kanë maltretuar, nënçmuar e ofenduar është në duart tona. Ata tani duhet të nervozohen e të frikohen. Kurse në ditën e votimit, më 11 dhjetor, duhet të kujtojmë Kumanovën dhe Monstrën. Duhet të mendojmë se si ka mundur një lider partiak të qëndrojë në selinë e partisë, deri sa policia ka torturuar në mënyrën më ç’njerëzore (siç thonë dëshmitarët), personat që në disa raste ia kanë shpëtuar jetën. Nëse për ata nuk i është bë vonë, paramendoni se sa do t’i bëhet onë për juve, nëse gjendeni viktimë në ndonjë rast të montuar.

Kujtone edhe rastin “Monstra”. Thuajse të gjitha familjet shqiptare që janë dëmtuar në këtë rast kanë qenë simpatizues dhe votues të BDI-së. Disa edhe bukë i kanë dhënë Ali Ahmetit. E kur ata u gjetën në pozitë të vështirë, Ahmeti tallej – u thoshte thirrne FBI-në le të vijë ta pastrojë këtë punë. Bile edhe i ka gënjyer se do të formojë Këshill pune, që asnjëherë nuk e ka formuar. Në pozitë të tillë, siç ishin familjarët e Grupit të Kumanovës, mund të gjendemi secili prej nesh, nëse më 11 dhjetor kujtojmë vetëm provokimet e imëta të Ahmetit, kurse harrojmë ‘gjynahet” e tij të mëdha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu