Kreu fetar i Turqisë kritikon ndalesën izraelite për ezanin

Projekt-ligji izraelit që bënë thirrje për ndalimin e ezanit në xhami duke përdorur altoparlantët, është cilësuar të mërkurën nga figura kryesore fetare e Turqisë si një tentativë për “refuzim të Islamit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Drejtorisë për Çështje Fetare, Mehmet Gormez, tha se propozimi për ulje të zërit në vendet e lutjes paraqet “refuzim të islamit dhe të pranisë muslimane në Jerusalem”.

Prononcimi i tij u bë në Katar atje ku Gormez ka shkuar për një vizitë zyrtare.

“Ndalimi i ezanit nënkupton kundërshtim dhe refuzim të pranisë historike të muslimanëve dhe islamit në Jerusalem. Është e pamundur për ne të pranojmë një gjë të tillë”, tha ai.

Propozim ligji i cili aktualisht është duke pritur një miratim para se të dorëzohet në Knesset (Parlamenti izraelit) ka gjetur përkrahjen e kryeminsitrit Benjamin Netanyahu.

Ligji ka të bëjë me të gjitha religjionet në Izrael, por ka shumë që dyshojnë se i njëjti synon xhamitë nga të cilat thirret ezani.

Në mënyrë që projektligji në fjalë të hyjë në fuqi, nevojitet diskutimi i tij në tre seanca të veçanta dhe votimi i tij në Knesset.

Projekt-ligji që ndalon thirrjen e ezanit nga altoparlantët ka nxitur reagime te palestinezët dhe bota islame. Edhe më herët ai ishte sjellë shumë herë në rend dite, mirëpo asnjëherë nuk ishte ligjësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu