Ambasadori i Ukrainës në Beograd, Oleksandr Aleksandrovic, ka deklaruar se qëndrimi i Ukrainës për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, vazhdon të jetë i njejtë dhe se Rusia mund të “heqë dorë” nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë si pjesë të Rusisë.
“Putin ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga Kosova nëse perëndimi e njeh Krimenë. Në politikë nuk ka bashkim dhe vëllazërim, ka vetëm interesa”, ka thënë Aleksandrovic.
Ambasadori mendon se Serbia me Ukrainën ka më shumë gjëra të përbashkëta se me Rusinë.
“Ne jemi popull ortodoks. Ju e keni Kosovën, ne e kemi Krimenë dhe Ukrainën lidore. Ashtu si edhe në Kosovë, këtu erdhën njerëz me sasi shumë të madhe armësh, që i morën nga jashtë dhe na morën territorin”, thotë Aleksandrovic, transmeton “Blic”.