Byzylyk 10,000 dollarësh? Vajza e Donald Trump në “luftë” me amerikanët (FOTO)

Vajza e presidentit të sapo zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump, është përfshirë në një skandal një javë pasi babai i saj u zgjodh president.

Gjatë një interviste 60 minutëshe të Donald Trump pas zgjedhjes si President, në të cilën ka qenë e pranishme edhe një pjesë e familjes së tij, Ivanka Trump ka mban një byzylyk, vlera e të cilit shkon në 10 mijë dollarë, raporton “BBC”.

Në rrjetet sociale shkruhet se çmimi i byzylykut është afërsisht sa një e pesta e të ardhurave vjetore mesatare amerikane dhe bie ndesh me “njeriun popullor” që u paraqit Trump gjatë fushatës.

Kritikët e kanë quajtur këtë si një përzierje mes biznesit dhe politikës.

Ata kanë publikuar një foto të zonjushës Trump dhe të byzylykut që mbante në kyçin e dorës gjatë intervistës e cila është shikuar nga 20 milionë njerëz


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu