Pasi kanë kaluar shumë vite, ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i PS Fatos Nano është përballur me Kryeministrin dhe kryetarin e PS Edi Rama.
Fatos Nano dhe Edi Rama ndodheshin së bashku në inaugurimin e një hoteli në kryeqytet, ku ishin të ftuar politikanë e personalitete të ndryshme. “Panorama” ka publikuar foto të ish-Kryeministrit Fatos Nano që shfaqet në këtë aktivitet nën shoqërinë e Taulant Ballës.
Kryeministri Edi Rama ishte ftuar që të mbante edhe një fjalë përshëndetëse në inaugurimin e hotelit, dhe më pas u largua. Nuk dihet nëse mes tyre ka patur bisedë nga afër.
Në kohën kur drejtonte PS-në, Fatos Nano futi Edi Ramën në politikë duke e bërë ministër të Kulturës.