Deputetë të opozitës rethuan ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në foltore, teksa ky i fundit do merrte fjalën në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kurse kreu i grupit të PD-së, Paloka e ka goditur me grusht.
Nënkryetarja e Kuvendit i ka ftuar të ulen nëpër vende, por ata i janë afruar në foltore, duke mos e lënë të merrte fjalën.
Kreu i grupit të PD-së, Paloka, ka shtyrë ministrin Beqaj, e më pas si duket edhe në video, e ka goditur atë me grusht.
Sipas tij, fjalën duhet ta merrte ish-kryeministri Berisha dhe jo ai. Incidenti ndodhi sapo Leskaj njoftoi se në sallë ishte një delegacion francez që po ndiqte seancën. /albeu.com/