Publikoi skandalin e Beqajt, ja çfarë ndodhi mbrëmë me tropojanin (FOTO LAJM)

Tropojani që regjistroi bisedën me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbrëmjen e djeshme është larguar përgjithmonë nga Shqipëria.

Çlirim Hajdarmataj është përcjellë mbrëmë në aeroportin e Rinasit nga të afërm të tij teksa është nisur drejt SHBA-ve nga aeroporti i Prishtinës.

“Rrugë të mbarë vëlla, Zoti ta prift mbarë dhe të ndihmoftë në çdo hap të jetës ty dhe familjen tënde”, i shkruan një prej familjarëve të tij në fotot e publikuara më poshtë nga Newsbomb.

Ish-drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Tropojë pretendon se është shkarkuar me telefon nga ministri i Shëndetësisë, Beqaj, pasi nuk mori pjesë në një mbledhje të Partisë Socialiste.

Në telefonatën e publikuar, ministri Beqaj këmbëngul që Hajdarmataj duhet t’i kishte thënë se nuk do të ishte i pranishëm në mbledhje dhe e mbyll telefonatën teksa i thotë “Suksese në jetë”./Albeu.com/

258687


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu