Studentja që sulmoi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla nuk është një studente e zakonshme që proteston për vëmendje.
Mirela Ruko mbart një histori të trishtë nga pas. Ndërsa ajo rrëfente vështirësitë e familjes së saj për t’i paguar shpenzimet që vajza e tyre të kryente studimet universitare.
Studentja nga një fshat i Fierit thotë se prindërit morën para borxh që ajo të ndiqte ëndrrën e saj. Ruko thotë se për shkak të mungesës së parave ajo nuk u regjistruar dot në konvikt. Ajo rrëfen se ka ardhur në Tiranë si studente me vetëm 50 mijë lekë të vjetra në xhep në një kohë kur pagesa për konfiktin ishte shumë më shumë.
“Kur fitova shkollën prindërit e mi më thanë që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare. Unë ja u kisha bërë të ditur prindërve që nëse nuk gjenin mundësi do të largohesha nga shtëpia, për të gjetur një mënyrë se si të vazhdoja shkollën e lartë. Në vit të parë erdha në shkollë, një vajzë e cila vinte nga një fshat i Fierit, përball një Tirane kaotike. Duhet të gjeja punë, por nuk kisha mbështetje”, është shprehur Mirela.
“Me 50 mijë lekë të vjetra kam ardhur në Tiranë ditën e parë”, shprehet ajo. Po ashtu në këtë rrëfim të gjatë Marinela tregon gjithë vështirësitë dhe thotë se disa prej shoqeve të saj e kanë ndihmuar me ushqime.
“Babi m kur ka shku për të kërkuar bursë është nxjerr jashtë, madje është qëlluar nga Kryetari i Komunës.” 24¬vjeçarja ka mbaruar vetëm 3 vite bachelor dhe më pas ka ndërprerë studimet për Master, pasi i duhet të punoj për të mbledhur 200 mijë lekë të reja, për të paguar tarifën e vënë pas miratimit të Reformës në Universitetet, këtë të fundit ajo ka qenë ndër zërat që e ka kundërshtuar më fortë.