Nëna e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili ndërroi jetë në mënyrë të dyshimtë në ambjentet e paraburgimit në Prizren, ka pohuar se djali i saj Astriti, kishte frikë se mos e dërgonin në Maqedoni.
“Gjatë gjithë vizitave që kemi shkuar, Astriti gjithmonë e ka përmendur se po më thonë që kena me të çu në Maqedoni sepse është edhe shtetas i Maqedonisë”, ka thënë nëna e ajo për “Rubikon” në “KTV”.
Madje nëna e Astritit thotë se kanë shkuar të interesohen në shtetin Maqedonas për të konfirmuar nëse Astriti kishte dosje në Maqedoni.
“Shkuam në Maqedoni për të parë ka ndonjë dosje atje, por nuk ka pasur asgjë.
Nuk kishte asnjë kërkesë që Astriti të ekstradohet në Maqedoni.
Brengë ndoshta se kishte, por presion më shumë.
Edhe drejtori burgut e ka takuar disa herë”, ka thënë nëna e Astritit.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ndërroi jetë rreth dy javë më parë në mënyrë të dyshimtë në ambjentet e paraburgimit në Prizren.