Britania bën një tjetër hap, robotët do të përdoren në shtëpitë e kujdesit për të kaluar vetminë

Një lajm i ri vjen nga teknologjia. Robotët që mund të bëjnë biseda të thjeshta dhe të mësojnë për interesat e njerëzve do të dërgohen në shtëpitë e kujdesit në Britani pas një vlerësimi se ata ndikojnë në shëndetin mendor dhe largojnë vetminë.

Robotët me rrota të quajtur “Pepper”, lëvizin të pavarur me krahë e duar robotike të dizajnuara për të qenë të afta, do të mësojnë për interesat e banorëve të shtëpive të kujdesit.

Kjo i mundëson atyre që të bëjnë biseda të thjeshta, të luajnë muzikë për banorët, tu mësoj gjuhë dhe tu ofrojë ndihmë praktike duke përfshirë përkujtimin e marrjes së ilaçeve, shkruan The Guardian.

Studimet të udhëhequra nga Chris Papadopoulos në Universitetin Bedforshire, kanë thënë se provat nuk kanë pasur për qëllim që të zëvendësojnë kujdestarët njerëz me robotë, por të ndihmojë në mbushjen e periudhave të vetmisë, sepse për shkak të sistemit të kujdesit social, stafi nuk ka kohë të shoqërojë gjatë gjithë kohës banorët.

Kjo nismë erdhi pas krizës në shtëpitë e kujdesit në Britani për shkak të pandemisë, gjatë së cilës më shumë se 18,000 banorë të tyre kanë vdekur me Covid-19 ose që dyshoheshin se ishin të infektuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu