Ja për sa ditë janë përgjuar Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Menduh Thaçi

Ali Ahmeti është përgjuar në dy numra – numri 1 – 338 ditë, numri 2-867 ditë Menduh Thaçi në dy numra është përgjuar 1257 ditë, Lube Boshkovski është përgjuar në dy numra: Numri 1 -32 ditë dhe numri 2-92 ditë, Musa Xhaferi është përgjuar 1658 ditë, Hari Kostov është përgjuar: 732 ditë. Kështu ka njoftuar sot prokurorja speciale Lençe Ristovska, raporton Portalb.

Politikanë tjerë me numër më të madh të ditëve që janë përgjuar janë: Imer Selmani- 920 ditë, Gordana Jankullovska -732 ditë është përgjuar në mënyrë të paligjshme, Mile Janakievski është përgjuar në 3 numra: Numri 1 – 732 ditë, numri 2-553 ditë dhe numri 3 – 816 ditë.

Sipas prokurores speciale Ristovska, nga ajo që PSP e posedon si material është bërë keqpërdorim nga DSK. “Të gjitha argumentet tona na dërgojnë drejt asaj se DSK ka përgjuar, që do të thotë se nuk ka lidhje me shërbimet e fshehta”, theksoi ajo.

Ristovska kujtoi se PSP nuk punon me porosi, por punon në bazë të argumenteve që i posedojnë, duke theksuar se nuk mundohen të ndikojnë në procesin zgjedhor.

“Nuk na pengon asgjë për të ndërmarrur masa. Vlerësojmë se nuk ka shenja se të njëjtit mund ta përsërisin veprën ose mund të ikin nga vendi. Nëse vërejmë diçka të tillë do të marrim masa”, është përgjigjur shkurt në pyetjen e Portalb Ristovska.

Prokurorja speciale ka potencuar se ka të dhëna edhe për përgjimin e ambasadave të ndryshme në Maqedoni./Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu