Revizori ka zbuluar parregullsi të shumta në shpenzimin e parave në katër ministri të tjera të Maqedonisë

Vërejtje seioze, respektivisht shkelje ligjore hasim në raportin e Entit Shtetëror për Revizion të Maqedonisë për Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për Ministrinë e Ekonomisë, për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në atë për Ministrinë e Financave.

Ministrat kanë lejuar shfrytëzim të veturave zyrtare për nevoja të panjohura, parregullsi në shfrytëzimin e telefonave, udhëtimeve dhe shërbimeve hotelerike si dhe kan lidhur kontrata kundërligjore.

Deri më tani nuk ka reaguar asnjë organ kompetent për ngritje të procedurave pas raporteve të revizionit, deputetët madje as kanë diskutuar për to në Parlament. Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit, Prokuroria Publike e RM-së dhe Ministria e Punëve të Brendshme të gjitha kanë heshtur zbulon Portalb. Rasti është dërguar në Prokurori vetëm për ministrin e  Arsimit dhe Shkencës, Abdylaqim Ademi dhe atë pas presionit medial që u bë në opinion.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu