Një skandal po trondit Maqedoninë ditën e sotme.
Përfaqësues të MPJ-së të cilët janë nën kontrollë të plotë të Ministrit Nikolla Popovski, kanë propaganduar përmes diplomatëve të tyre në Francë, që në zgjedhjet e 11 dhjetorit diaspora të votojë për kandidatët e VMRO-DPMNE-së, me qëllim që të humbin kandidatët shqiptar.
Mediet shkruajnë se diplomatët kanë vizituar edhe kishat ku organizohen maqedonasit, për t’i ftuar ata të votojnë kandidatin e diasporës, me qëllim që mos të fitojë kandidati shqiptar.
Thirrja publike për mobilizim nga ana e maqedonasve, duhet të merret me shumë seriozitet nga shqiptarët e Maqedonisë në mërgim, nëse nuk dalin në votime atëher nuk do të kenë përfaqësuesin e tyre në Parlament./albeu