Nga: Muhamer Pajaziti
Kosova dhe Serbia kanë nëMuhamer Pajazitinshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Ky dokument i obligon të dy shtetet të bëhen pjesë e mini-Shengenit Ballkanik, një model ky evropian që mundëson lëvizjen e lirë të personave brenda një zone të caktuar, ku bëjnë pjesë edhe shtete që nuk janë anëtare të BE.
Pra Zona Shengen është një zonë e përbërë nga 26 shtete Evropiane të cilat kanë hequr zyrtarisht pasaportat dhe llojet e tjera të kontrollit kufitar në kufijtë e tyre të ndërsjellë.
Nëse flitet për këtë model, atëherë këtu nuk kemi të bëjmë me katër liritë themelore të BE-së, ku përpos lëvizjes së personave, bëjnë pjesë edhe lëvizja e lirë e mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
Edhe marrëveshja e Uashigtonit nuk flet për katër liritë themelore, por vetëm për projekte që mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Aty theksohet se do të ndërtohen autostrada, lidhje hekurudhore, pikë kalime kufitare të përbashkëta si dhe njohje të diplomave dhe certifikatave personale.
Në anën tjetër, kur flasin politikanët shqiptarë, thonë se mini-Shengeni përfshinë katër liritë themelore që mundësojnë funksionimin e Tregut të Brendshëm Evropian.
Kryeministri Rama flet për katër liritë themelore, kryeministri Hoti ka theksuar se Minishengeni ballkanik është një modalitet tjetër i Unionit Doganor Ballkanik.
Këtu krijohet konfuzion dhe dilema se, apo bëhet fjalë për një mini-Shengen apo për krijimin e një Tregu të Përbashkët mes vendeve të rajonit.
Pra këtu duhet të bëhet dallimi ose të jepen detaje dhe të ketë transparencë se cfarë saktësisht përfshinë ky mini-Shengen.
Tregu i përbashkët i BE-së funskionon përmes një bashkimi doganor, i cili përfshin parimet e njohjes së dy anshme të mallrave, harmonzimin teknik si dhe ndalimin e barrierave, ndërsa tek minishengenit nuk përmenden askund këto.
Egziston një dallim i qartë mes BE-së (Tregut të BE-së) dhe Zonës Shengen. BE është një bashkim politik dhe ekonomik, ndërsa Zona Shengen lejon lëvizjen e lirë të njerëzve midis vendeve pjesëmarrëse. Të gjithë e dijnë se në zonën Shengen marrin pjesë edhe shtete që nuk janë anëtare të BE-së si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Zvicra, Monako, San Marino dhe Qyteti i Vatikanit).
Ka edhe vende që janë pjesë e BE-së, port të cilat kanë zgjedhur të mbesin jashtë kësaj zone.
Pra nëse bëhet fjalë për një Treg të Përbashkët mes vendeve të rajonit, atëherë ka vend për tu shqetësuar, sepse Kosova pothuajse nuk prodhon asgjë dhe nuk do të jetë konkurrente në këtë liberalizim të tregtisë.
Gjithashtu Kosova ka shumë pak kompani që mund të ofrojnë shërbime cilësore dhe konkurruese me vende tjera të rajonit dhe gjithashtu do të mundësohet që kapitali serb të depërtoj me të madhe në Kosovë, ndërsa shumë pak në anën e kundërtë.
Por, për të gjitha këto pa aftësi, nuk janë fajtor SHBA-të dhe bashkësia ndërkombëtare, por politikanët e korruptuar që kanë zhvatur Kosovën për vite me radhë.
Aktulisht, këto projekte mund të shtyhen për një kohë, por me kushtin që Kosovës ti ofrohet një qeverisje e mirë e cila do të mundësoj një ekonomi funskionale dhe konkurruese. Ndryshe në procesin e globalizimit i cili synon liberalizimin e plotë të tregtisë, ky shtet do të mbetet i varfër dhe importuesi më i madh në rajon.
Një Qeveri e re do të duhet gjithashtu të punoj për edukimin e të rinjve dhe krijimin e resurseve njerëzore konkurruese dhe inovatore si dhe krijimin e parakushteve për rritjen e investimeve të huaja direkte.
Faktekqësisht, në këto rrethana Kosova si shtet thujase nuk është e aftë për asgjë dhe ka shumë elemente që frikësojnë dhe largojnë investitorët vendor dhe të huaj.
Rrëzimi i shpeshtë i qeverive, ndrrimi i shpeshtë i ligjeve, korrupsioni i jakës së bardhë, mungesa e resursve njerëzore dhe shumë element tjerë në këtë drejtim, janë sinjal i keq për investitorët dhe të zhvillimin ekonomik të vendit.