Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka qenë një nga liderët politik më të ndjekur nga Drejtoria e Sigurimit dhe Kundërzbulimit. Kjo u bë e ditur sot në konferencën e organizuar nga Prokuroria Speciale.
Sipas prokurores Lençe Ristovska, Thaçi ka qenë i ndjekur më së paku 1257 ditë në dy numrat e telefonit.
Pas tij radhitet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me 1205 ditë (338 në njërin numër, 867 në tjetrin). Ndërsa në vend të tretë është kryetari i Partisë të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski që është përgjuar 400 ditë në dy numrat e telefonit.
Ndër ministrat e kabinetit qeveritar, më i përgjuar ka qenë zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri, edhe ate 1658 ditë, Mile Janakievski, gati 2000 ditë (732 njëri numër, 553 ditë numri i dytë dhe 816 ditë numri i tretë telefonik), por edhe Gordana Jankullovska për 732 ditë. Është interesant fakti se kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski nuk është përgjuar sipas dëshmive që ka Prokuroria Speciale.
Lideri i opozitës Zoran Zaev është përgjuar 1150 ditë. Është përgjuar edhe ish-kryetari i Demokracisë së Re, Imer Selmani. (INA)