Familja e çuditshme indiane, që të gjithë kanë nga 24 gishtërinj (FOTO)

Kjo është familja e çuditshme indiane, 25 anëtarët e së cilës kanë nga 12 gishtërinj të duarve dhe 12 të këmbës.

Krishna Choudhary, që jeton në fshatin e vogël Gaya, në Bihar, Indi, ka nga gjashtë gishtërinj në secilën dorë dhe gjashtë gishtërinj në secilën këmbë, njëlloj si babai dhe motrat e vëllezërit.

Kjo gjendje e pazakonshme 50-vjeçare ua ka bërë të vështirë vajzave që të martohen pasi burrat nuk pranojnë të martohen me to për shkak të gjendjes së tyre të çuditshme.

“Babai dhe gjyshi im kishin 24 gishtërinj. Unë së bashku me vëllezërit dhe motrat kemi nga 24 gishtërinj dhe fëmijët tanë dhe nipat e mbesat janë të prekur gjithashtu nga kjo gjendje”, tha Choudhary.

Krishna shtoi: “Unë nuk kam ndonjë problem me gishtërinjtë e mi shtesë por fëmijët dhe nipat e mbesat vuajnë shumë.

Ka pasur raste kur burra kanë refuzuar të martohen me vajzat e familjes, pasi morën vesh për gjendjen e tyre”.

gishta1 gishta2 gishta3 gishta4 gishta5


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu