Pallati i Buckinghamit do të restaurohet me buxhet prej 369 milionë sterlinash

Njoftohet se Pallati i Buckinghamit në Londër, ku përfaqësohet monarkia britanike, do të restaurohet në një periudhë prej dhjetë vitesh me buxhet prej 369 milionë sterlinash, raporton Anadolu Agency (AA).

Kompania mediatike britanike BBC ka bërë të ditur se rezidenca e mbretëreshës Elizabeta II dhe përfaqësia e monarkisë, Pallati i Buckinghamit, do të restaurohet në një periudhë prej dhjetë vitesh me një buxhet prej 369 milionë sterlinash.

Në deklaratë thuhet se punimet e restaurimit do të fillojnë në muajin prill të vitit të ardhshëm, ndërkohë që gjatë restaurimit mbretëresha Elizabeta II do të vazhdojë të qëndrojë në pallat.
Theksohet se pallati në qendër të Londrës prej vitesh është ballafaquar me probleme në rrymën elektrike, instalimin e ujit dhe ngrohje dhe se përmes restaurimit synohet rinovimi i infrastrukturës së ndërtesës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu