Gjatë konferencës për shtyp të Prokurorisë Speciale ku u prezantuan dyshimet për përgjime joligjore nga ana e DSK-së, që udhëhiqej nga Sasho Mijallkov, u tha gjithashtu se janë përgjuar edhe shumë politikanë shqiptarë.
Kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, i janë përgjuar dy numrat e tij, ndërsa vetëm njëri nga numrat është përgjuar për 867 ditë. Përpos Ahmetit, është përgjuar edhe Musa Xhaferi, por edhe politikanë opozitarë, siç është Imer Selmani.
Ndryshe, Sasho Mijallkov duke poseduar këto materiale, gjithnjë ka qenë në grupet negociuese mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për krijimin e Qeverisë, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.