OJQ-të: Mbyllja 90 ditëshe e “Joughromit” , për pikë politike (VIDEO)

Shoqatat ekologjike në Tetovë thonë se nuk kanë qenë të informuara se vendimi i Ministrisë Ambientit jetësor parasheh mbylljen e kombinatit të Jugorhomit vetëm për 90 ditë. Pas publikimit të vendimit në Alsat drejtuesit e shoqatave që protestonin kundër ndotjes së ajrit thonë se me këtë vërtetohen dyshimet e tyre se vendimi ka prapavijë politike.

“Nuk kemi pasur një informacion të atillë se mbyllja e Jugohromit është bë sa për të kaluar zgjedhjet, megjithëse, dyshimet i kemi pasur dhe ato i kemi shprehur edhe hapur. Fakti se Jugohromi po mbyllet vetëm sa të kalojnë zgjedhjet tregon qartë se kjo qeveri nuk është e interesuar për shëndetin dhe jetën e qytetarëve por vetëm për pozitat e tyre në Pushtet”, tha Arianit Xhaferi. EcoGuerilla

Nga Shoqata “Nëna dhe Fëmija” thonë se betejën do ta çojnë deri në fund dhe nuk do të lejojnë që dikush të tallet me shëndetin e tyre.
“Faktikisht nuk kemi mundur ta dimë por dyshimi ka ekzistuar që në fillim, dhe kemi thënë që ditën e parë që të mos krijohet eufori, derisa ta verifikojmë saktë se për çka bëhet fjalë. Dhe ja dëshpërimi ndodhi, siç e publikuat edhe ju ditë më parë, që ata do të tentojnë rihapje të fabrikës pas zgjedhjeve sepse është logjike sepse e kaluara e ka dëshmuar këtë. Por ne do mundohemi me gjitha forcat, nuk lejojmë të luajnë me ne”, deklaroi Narta Kasa Vejseli, Nëna dhe Fëmija Për qytetarët kjo aspak nuk është e çuditshme, ata shprehen se kjo ishte vetëm një lojë
politike në prag të zgjedhjeve.

“Për zgjedhjet ishte kjo, më shumë për zgjedhjet është. Unë mendoj se për zgjedhjet e kanë mbyll në tjetër gjë nuk besoj”, tha një banor.
“Puna e Jugohromit dihet është punë politike nuk ka të bëj me tjetër gjë. Thjeshtë qytetarët duhet të protestojnë si e si të mbyllet Jugohromi, jo vetëm për 90 ditë por duhet mbyllet për krejt ose të vendos filtra dhe të punoj me rregull”, shtoi një tjetër banor.

Ndryshe në reagimin e Ministrisë së ekologjisë hidhet poshtë pohimet e tilla duke theksuar se afati prej 90 ka për bazë nenin 200 të ligjit për mjedisin jetësor. Ky afat është si shans për të mënjanuar shkaqet për gjendjen e krijuar nga objektet ose instalimet me veprimtari të dëmshme sikurse ndotja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu