Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Serbi ka thënë se ka tri gjëra që i trembin qytetarët serb.
Komentet e tij u bënë gjatë takimit me përfaqësues në Samitin e Diasporës, që u zhvillua sot në Tiranë, teksa ai u pyet nga deputeti i Luginës së Preshevës, Riza Halimi, nëse do të ketë një qasje të re të Qeverisë serbe për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
“Jam shumë mirënjohës shqiptarëve të Luginës së Preshevës që ishin me mua në Beograd. Ne e kemi zgjidhur problemin e njohjes së diplomave. Problemet krijohen nga burokracia. Në Serbi kishte një fjalë që thoshte: serbët i tremben avionëve të NATO-s, tankeve të Rusisë dhe zyrave të shtetit. Ka edhe më keq nga pikëpamja e administratës dhe zvarritjes së procesit. Nga ana tjetër kemi hyrë në proces edhe për çështjen e librave në shqip për shkollën. Ne jemi në ndjekje. Para dhe pas vizitës, ka një komunikim konstant me palën serbe dhe ka shumë më disponim për të diskutuar çështjet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai./