KSHZ: “Rilindje me Besë” nuk ekziston

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), konfirmuan  që në regjistrin e partive dhe koalicioneve të paraqitura për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk ka koalicion me emrin “Rilindje me Besë”, njofton flaka.info.

“Në regjistrin tonë kemi të evidentuar dhe që dorëzuan lista koalicionet “Për Maqedoni më të mirë” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni i LSDM-së, koalicioni “Aleanca për Shqiptarët”, koalicioni “VMRO për Maqedoninë” dhe koalicioni Për ndryshim dhe drejtësi”.

Partitë të cilat do të garojnë të vetme janë: BDI, PDSH, Lëvizja Besa, PPD, E Majta dhe Partia Liberale”, theksuan nga KSHZ-ja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu